E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet ishin pushuar, masa e sigurisë në fuqi pas 8 muajsh

Tiranë Hetimet ndaj një infermiereje ishin pushuar ndërsa masa e ndalimit të saj për të mos u larguar nga vendi vazhdonte të mbetej në fuqi dhe të ndiqte rrugët e gjyqësorit, nga njëra shkallë në tjetrën, derisa mbërriti në Gjykata e Lartë.

Pak më shumë se një vit më parë, me kërkesën e prokurorisë, gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurimit, duka e ndaluar një infermiere që të dilte jashtë vendit si dhe duke i mohuar ushtrimin e profesionit, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me dyshimet të vdekjen e një fëmije nga mjekimi i pakujdesshëm.

Gjykata e Lartë, me kërkesën e infermieres pushoi këtë masë, për shkak se ndërsa procedurat e shqyrtimit të masës ndiqnin shkallët e gjykatave, prokuroria I kishte pushuar hetimet.

Infermierja Hatixhe.G, u kallzua më shumë se një vit më parë për mjekim të pakujdesshëm, pas vdekjes së një fëmije, duke u dyshuar se i kishte injektuar fëmijës ilacin e gabuar. Prokuroria e Durrësit nisi menjërë hetimet për këtë rast, duke i kërkuar madje gjykatës që infermierja të mos ushtronte profesionin dhe të mos dilte jashtë vendit.

Sipas burimeve të gazetës IDEA, ka qenë një aktespertim i mjekësisë ligjore i cili ka rrëzuar dyshimet e prokurorisë për infermieren, duke cuar kështu edhe në pushimin e hetimeve ndaj saj. Por ndërkohë kërkësa për masën e ndalimit ka vijuar për inerci deri në Gjykatën e Lartë, edhe pse hetimet ndaj gruas kanë më shumë se tetë muaj që janë pushuar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›