Menaxhimi i akcizes do te grumbullohet nga Doganat

Janë 110 subjekte, nga 170 në total, që janë ofruar menjëherë në Dogana për t’u bërë pjesë e menaxhimti të ri të akcizës. Bëhet fjalë për ligjin e ri të menaxhimit të akcizës, e cila që nga 1 tetori do të grumullohet nga Doganat, si për importin ashtu edhe për prodhimin vendas
Sipas nëndrejtorit të përgjitshëm të Doganave, Refat Gjoni operatorët ekonomikë që importojnë produkte të akcizës janë treguar të gatshëm të pajisen me dokumentin shoqarues administrative. Kjo procedurë parashikon një platformë të re, që do të thotë që të gjithë operatorët në treg, të pajisur me magazina fiskale, do të kenë një modul elektronik, në të cilin do të mund të pasqyrojnë të gjitha lëvizjet për mallrat e akcizës. Ky modul do të llogarisë detyrimet dhe do të pasqyrojë edhe vjeljen e detyrimeve eventuale.
Sipas zotit Gjoni, formula e re e administrimit të akcizës është në favor të bizneseve, të cilat nuk duher të paguajnë garanci paraprake për detyrimin. Pagesa e detyrimit do të bëhet në momentin e hedhjes së produktit për konsum.
Me ligjin e ri të akcizave, administrimi i plotë i kësaj takse i kalon vetëm një institucioni, në këtë rast dogana. Me ligjin e vjetër, doganat administronin vetëm akcizën për mallrat e importit, kurse për mallrat e prodhuara në vend akciza administrohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Përmes këtyre ndryshimeve, llogaritja e detyrimeve të akcizës si taksë specifike, behet sipas standardeve të vendeve të Bashkimit Europian.