E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeneve prezantohet shfaqja Apologjia e vertete e Sokratit

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, i ftuar nga misioni shqiptar pranë OKB-së, ne Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë para qindra pjesëmarrësve, u prezantua shfaqja teatrale “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, ku kësaj radhe para ndërkombëtarëve dëshmoi aktrimin e shkëlqyeshëm aktori ynë i madh Mirush Kabashi, i cili në një koferencë për shtyp bën me dije se u ndje mjaft i emocionuar.

Shfaqja në Pallatin e OKB-së “Apologjia e vërtetë e Sokratit” (La véritable apologie de Socrate) e luajtur nga artisti Mirush Kabashi, u prit me një interesim të madh nga publiku zviceranë dhe ambasadorë të vendeve botëror, e diplomatë ndërkombëtarë. Përveç publikut zviceran, shqiptar e grek, shfaqja u ndoq edhe nga tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër: Sejdi Qerimaj (OKB), Mehmet Elezi (Bernë) dhe ai i Republikës së Kosovës Naim Malaj në Bernë.

Të pranishëm ishin edhe Kassym –Jomart Tokajev, drejtor i OKB-së dhe Georges J.Kaklikis ambasador grek. Pjesëmarrësve i pari ju prezantua duke i përshëndetur z. Jomart Tokajev drejtor i OKB-së, i cili foli për vlerat e kulturës në Ballkan si vlera të përbashkëta, virtyte këto të OKB-së respektit të të drejtave të njeriut, të së kaluarës dhe perspektivës së këtyre vendeve, në këtë rast të Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu para publikut fjalën e morën edhe dy ambasadorët e misionit shqiptarë dhe atin grek. Të cilët folën për kulturën dhe bashkëpunim e mirë kulturo mes dy vendeve si dhe shfaqjen e “Sokratit” nga një autor grekë dhe aktor i shkëlqyeshëm shqiptarë. Në fund të shfaqjes me pak fjalë përshëndeti të pranishmit edhe aktori ynë Kabashi.

Ambasadori shqiptarë në OKB Sejdi Qerimaj ka thënë se “prezantimi i “Antologjisë…” në Gjenevë e kishte rëndësinë e vetë, pasi më shumë se një shfaqje teatrore, e ka rëndësinë e vet kombëtare dhe artistike në një qendër evropiane, pikërisht në një institucion ndërkombëtar, në OKB ku u ndoq me një interesim të madh nga publiku shqiptarë, zviceranë dhe ai botëror.”

“Shfaqja në Kombet e Bashkuara ka peshën e vete më diçka më shumë se një dramë kulturore, por edhe artistike dhe kombëtare e aranazhuar nga misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për çka unë falënderoj nga zemra misionin shqiptarë dhe publiku shqiptarë dhe gjithë stafi i OKB-së dhe ambasadorë e diplomatë botëror që kishin ardhur të më ndiqnin.” i ka deklaruar pas shfaqjes artisti ynë Mirush Kabashi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›