Prishtinë, Thaçi ndryshon qeverinë. LDK e PDK publikojnë emrat e rinj

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, përfundimisht ka bërë publik emrat e 7 ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë e qeverisë pas përmbylljes së procesit të riformatimit. Me këtë rast, Kryeministri Thaçi tha se kriter bazë për emërimin e këtyre ministrave ka qenë, përformanca e mirë e tyre në fushat të cilat ata kanë punuar deri më tani dhe zotimi i tyre për të punuar mbi çdo interes të ngushtë lokal apo partiak.
“Me përgjegjësinë dhe me mandatin tim kushtetues, tani më prezantoj ministrat e rinj e kabinetit tim të cilët do të zënë vendet e tyre të merituara që në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar: Edita Tahiri - ministre e Administratës Publike, Bjaram Rexhepi - ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Bukoshi – ministër i Shëndetësisë, Haki Demolli – ministër i Drejtësisë, Blerand Stavileci – ministër i Bujqësisë, Lutfi Haziri – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Besim Beqaj – ministër për Integrime”, deklaroi Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Shefi i ekzekutivit kosovar, po ashtu ka publikuar vendimin e qeverisë për krijimin e Ministrisë për integrime. "Dua të theksoj se, nga sot Qeveria e Kosovës do ta ketë edhe Ministrinë për Integrime, si një kapitull i ri që i hapet vendit tonë për tu integruar në NATO dhe BE, prandaj me kënaqësinë më të madhe dhe përgjegjësinë më të lartë shtetërore e bëjë publik edhe vendimin për themelimin e ministrisë për integrime”, vijoi kryeministri Thaci. Ndërsa, për ministrat të cilët tashmë janë shkarkuar nga detyra, Thaçi premtoi se ata do të jenë bartës në struktura të ndryshme shtetërore.
Shkelzen Osmani Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 31 mars 2010 )