Pitella: Lobim në KE për lëvizje pa viza për shqiptarët
Zv/presidenti i Parlamentit Europian Xhovani Pitella ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Numri dy i PE mësohet t’i ketë thënë kryeparlamentares Topalli se “institucioni që drejton është është shtëpia e të gjithëve dhe BE favorizon dialogun brenda tij”. Kjo deklaratë ka marrë si përgjigje shprehjen e vullnetin për të parë opozitën në parlament, i cilësuar sipas Topallit si vendi i dialogut, negociatave dhe kompromiseve.
Pas takimeve në Tiranë, zv/presidenti i PE-së në praninë e depuetetëve socialistë në Durrës ka garantuar lobimin në Komisionin Europian për përshpejtimin e liberalizimit të vizave. “Shprehim impenjimin tone për t’ju mbështetur në aspiratën e drejtë për integrim në BE. Do të mbështes dhe parashtroj në Komisionin Europian dhe tek vetë komisionerja Sesilia Armstrong nevojën për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave, sic ndodhi me vendet e tjera të ballkanit” tha Pitella.
Elona Gjylmi