E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Sulmi izraelit, terrorizëm shtetëror

"Ky terrorizëm shtetëror nuk do të kalojë në heshtje dhe pa reagime", deklaroi Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me sulmin izraelit të mëngjesit të sotëm ndaj anijeve me ndihma humanitare për Gazën.

"Sulmi izraelit është nga të gjitha anët në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, është terrorizëm shtetëror. Pasagjerët e anijeve ishin vetëm civilë dhe pjesëtarët e ekuipazhit, po ashtu në të gjitha anijet valëvitej dhe flamuri i bardhë. Deklaratat e autoriteteve izraelite sipas te cilave udhëtarët po mundoheshin të shpërndanin armë, e them hapur se janë gënjeshtra. Në anije nuk kishte vetëm nënshtetas turq, por kishte aktiviste nga 32 vende të ndryshme të botës", deklaroi kryeministri turk nga Kili, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Pasi konfirmoi thirrjen e ambasadorit turk në Izrael për sqarime Erdogan theksoi se "Dëshirojmë të bëjmë me dije se ky terrorizëm shtetëror nuk do kalojë në heshtje dhe pa reagime"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›