Menaxhimi i mbeturinave urbane OSBE organizon tryeze
Menaxhimi i mbeturinave urbane, ka qenë në fokusin e tryezës së rrumbullakët të organizuar sot nga OSBE-ja në Gjirokastër.
Në këtë takim, kanë qenë të pranishëm drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të grupeve të interesit te cilët trajtuan çështje të trajtimit dhe disiplinimit të mbetjeve urbane përfshirë njëkohësisht edhe çështjen e krijimit të një landfilli në rajonin e qarkut të Gjirokastrës.
Qarku i Gjirokastrës përfshin gjashtë bashki dhe 26 komuna dhe vetëm dy njësi vendore, kanë një menaxhim të mirë të trajtimit të mbeturinave urbane të cilat janë Komunat e Dropullit të Sipërm dhe ajo e Dropullit të Poshtëm.
Në qytetin e Gjirokastrës, është menduar që të ndërtohet një landfill në afërsi të fshatit Tërbuç, në kufirin administrativ mes rrethit të Gjirokastrës dhe Tepelenës.
Bashkitë e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit, mbeturinat urbane i depozitojnë, në vende ku nuk kanë leje mjedisore dhe përbejnë gjithnjë e më tepër rrezik për intoksikimin e zonës ku ato gjenden.