E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro false policia e Lezhes ve ne pranga 3 persona

 Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona nën akuzën e përdorimit të kartëmonedhave falso.

Gjok Dodaj 22 vjeç, Drilona Gjinaj 24 vjeç dhe Gjergj Nikolli 33 vjeç, janë arrestuar si pjesë e zinxhirit të përdorimit të një kartëmonedhe false prej 100 eurosh në prerjen e një siguracioni pranë një kompanie në Lezhë.

Për të kryer veprimin, ishte paraqitur për prerjen e siguracionit 22 vjeçari Gjok Dodaj, por punonjësi i kompanisë ka konstatuar se prerja prej 100 eurosh ka qenë e falsifikuar dhe menjëherë ka bërë denoncimin në polici.

Burime pranë policisë së Lezhës nuk kanë bërë ende të ditur faktin nëse janë gjetur sasi të tjera të kartëmonedhave false, por ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›