Zhgenjen Argjentina e Leo Mesit

Bolivia shndërohet në “macen e zezë” për Argjentinën, teksa i ka ndalur çelsetët në barazim për herë të dytë brenda katër muajve. Pasi e kishte mundur 6-1, dy vjet më parë kur drejtohej nga Maradona dhe pas barazimit 1-1 në ndeshjen e Kupës së Amerikës në muajin qershor, Bolivia del sërish me kokën lart nga stadiumi “Monumental”. Përeliminatoret e Kupës së Botës 2014, Mesi dhe shokët e tij zhgënjejnë 30 mijë tifozët e pranishëm teksa nuk shkojnë përtej barazimit 1-1.
Bolivia kaloi në avantazh pas një ore lojë, por Laveci arriti të shmang humbjen për Argjentinën, e cila ka grumbulluar katër pikë në tri eliminatoret e para. Ndërkohë, Uruguaji marshon drejt Kupës së Botës. Një Luis Suarez i shkëlqyer shënoi katër herë në portën e Kilit, duke i dhënë kampionëve të Amerikës Latine fitoren 4-0 dhe mundësinë për t’u ngjitur në vendin e parë të grupit eliminator. Sulmuesi I Liverpulit bëri diferencën me dy gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ndeshja e ardhshme e Uruguajit do të jetë miqësorja ndaj Romës, ditën e martë.