E Hënë, 2 Nëntor 2026

Menaxhimi i trafikut dhe parkimeve në Pogradec, Policia Bashkiake rrit patrullimet për sezonin

Me nisjen e sezonit turistik, Policia Bashkiake e Pogradecit ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e parkimeve dhe qarkullimit në qytet, për të përballuar fluksin e shtuar të vizitorëve.

Drejtuesi i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit, Markel Hafesllari, u ka bërë thirrje banorëve të pajisen me kartën e rezidentit dhe të shmangin parkimin e mjeteve në zonat turistike, për të lehtësuar lëvizjen dhe mikpritjen ndaj pushuesve.

“Qytetarët duhet të bëjnë aplikim për kartën e rezidentit pasi policia ka bërë disa njoftimeve dhe nuk po shohim rezultate”, u shpreh Hafesllari.

Policia bashkiake ka intensifikuar patrullimet, për të rritur sigurinë e pushuesve dhe garantimin e një sezoni të qetë veror.

“Kemi një mjet furgon i cili do të jetë i gatshëm për çdo problematik në qytet, dy patrulla me biçikletë ne zonën e liqenit dhe një patrullë do të qëndroj në Tushemisht për parkimet e gabuara”, tha ai.

Gjatë periudhës 23 prill – 25 qershor janë vendosur 1174 masa administrative, në një vlerë totale prej mbi 1.7 milion lekësh, ndërsa institucioni apelon për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët.

Gazetare: Elsa Xhindole

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›