E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksesorët: Miqtë më të dashur të femrave

Zinxhirë, unaza, varëse, byzylykë apo vathë, nuk gjen femër që nuk i përdor. Të mëdhenj, të vegjël, me ngjyra pa ngjyra, me gurë pa gurë: ka për të gjitha shijet dhe tipat. Aksesorët prej kohësh janë kthyer në miqtë më të dashur të femrave

Zinxhirë, unaza, varëse, byzylykë apo vathë, nuk gjen femër që nuk i përdor. Të mëdhenj, të vegjël, me ngjyra pa ngjyra, me gurë pa gurë: ka për të gjitha gustot dhe tipat. Aksesorët prej kohësh janë kthyer në miqtë më të dashur të femrave. Nëpër mbrëmje mondane apo thjesht në një xhiro me miqtë. Në asnjë rast, pavarësisht kohës nuk mungojnë. Disa janë të fiksuara e i kombinojnë me çfarëdo veshje, çantë apo këpucë, të tjerat më pak, por gjithsesi nuk harrojnë t’i përdorin kur duhen. Sepse aksesorët janë “dashuritë” më të mëdha të femrave. Një unazë, varëse, çantë apo syzet, janë gjithmonë dhuratat më të bukura, për të cilat femrat çmenden. Këtë verë, më shumë se më parë moda do të pasqyrohet në këmbët dhe duart tuaja. Për të qenë vërtet joshëse, duhet që të mendoni më shumë për aksesorët, veçanërisht për çantat dhe këpucët, të cilat do të jenë protagoniste të padiskutueshme të sezonit vjeshtë-dimër. Nëse rregulli i parë për këpucët është të jenë me taka të larta, i dyti është të jenë të shkurtra deri te kyçi i këmbës. Për çantat më e rëndësishmja është që të jenë komode dhe të mëdha, me ngjyra e dizajne të ndryshme. Këtë sezon, stilistët u kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe zinxhirëve, që lirojnë duart dhe mbajnë në supe çantën: "punk" ose romantike, tradicionale ose moderne, të mëdha ose të vogla, pse jo dhe "ekstravagante", e nuk ka rëndësi ku qëndron e lidhur te pulsi i dorës ose jo, si çantat "Gucci" ose me një zinxhir të dyfishtë si ato të dizajnuara nga "Puçi". Për sezonin e ri të verës, çantat dhe aksesorët e ndryshëm i japin femrës një pamje moderne dhe shumë seksi. Ky është mesazhi i stilistëve, të cilët propozojnë një stil ndryshe nga e zakonshmja. Për mbrëmjen do t‘u lihet më shumë hapësirë çantave të vogla, modeleve klasike, të cilat gjithnjë janë të pasura me elemente të çmuara.

Gjatë këtij sezoni, përmasat e çantave pritet të jenë gjigante, pak a shumë me modelin e valixheve, me lëkura me dizajno dhe mbyllje metalike, lëkurë pitoni apo krokodili: janë vërtet jashtë modeleve të zakonshme. Dhe ja ku shfaqen aksesorët grintozë të ofruara nga "Gucci", i cili riinterpreton atmosferën "glam-rock". Ngjyrat e koleksionit risjellin edhe një herë epokën "glam": ngjyrë floriri, bronzi, e bardhë e hapur dhe e zezë me shkëlqim.

Mbrëmjet vezullojnë nga çantat shumë të vogla horizontale "pailettes" (çantat e vogla serioze), mini-çantat horizontale të stampuara dhe rripa për mbajtje që i bëjnë të duken më serioze.
Nga Parisi vijnë "gaucho bags" të dizajnuara nga Christian Dior, koleksioni i të cilit ndjek atë të mbrëmjeve "Rock & Roll Style" dhe mega-çantat funksionale "Channel", si propozimet interesante për dimrin e ardhshëm. Dhe gjithnjë nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis Vuitton, që i transformon çantat për tregun e gjerë: janë të shumta ato plastike, me shumë ngjyra, ashtu siç janë të veçanta ato me modelin "leopard".

Por nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe një "çmenduri" që ka sjellë për këtë sezon Stella McCartney, për të kaluar te krijimet e jashtëzakonshme të Good Meme. Gjithçka është shoqëruar nga një buzëqeshje e ëmbël dhe "gjuhë lulesh". Ngjyra të errëta, por edhe metalike, të kuqe e të shkëlqyeshme, të bëra me lëkurë apo me stampa "leopardi".

Koleksionet e veshjeve dhe çantave kanë tërhequr goxha vëmendjen e femrave për sezonin veror. Një zgjedhje e rëndësishme është edhe ajo e këpucëve. Të shkurtra dhe me taka të larta, me tokëza në pjesën anësore të këmbës. Këtë sezon rikthehen edhe këpucët dekolte. Taka e ulët është absolutisht aktuale. Gjithashtu është shumë më komode se ato me taka të larta. Ky model është shumë i kërkuar nga femrat. E pranueshme për një paraqitje sa më tërheqëse, këpuca dekolte bëhet absolutisht moderne. Sekreti i tyre qëndron pikërisht te përzierja e lartësisë me stabilitetin, pasi takat janë konike ose cilindrike, pak komode, sepse qëndrimi është si mbi një rrafshnaltë.

Shprehin mjaft sensualitet nga të gjitha anët këpucët dekolte me ngjyrë të kuqe, të ofruara nga Anna Molinari, apo ato prej kamoshi nga Furla. "Omaggia Venezia", këpuca e ofruar nga Giorgio Armani, që merr edhe emrin e qytetit të stilistit, është bërë me lëkurë struci me ngjyrë lejla. "Absolutly black" është quajtur dekolteja e ofruar nga Donna Karan, me një takë të lartë. Materialet e përdorura janë lëkurë dhelpre, kali dhe krokodili. Nuk mungojnë edhe ngjyrat e tjera, por e zeza dhe lejlaja mbeten ngjyrat më imponuese të sezonit të ri verë-vjeshtë 2010.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›