E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, tre të plagosur rëndë në aksidente

Shkodër- Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në dy aksidente automobilistike të ndodhura sot në Shkodër. Në rrugën “Reshit Rusi”, në lagjen “Guerile” janë plagosur rëndë shtetasit Ndoc Dedë Lulashi, 60-vjeç dhe Lulëzim Ndoc Lulashi, 21-vjeç që po udhëtonoin me motorçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish shkollës mekanike bujqësore. Ata janë përplasur nga një furgon tip Benz,që nuk është ndalur, por ka vazhduar lëvizjen dhe ende nuk është identifikuar nga policia.

Babë e bir janë dërguar nga kalimtarët në spitalin e Shkodrës, ku sipas mjekëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në koma cerebrale.

Gjatë pasdites, në fshatin Juban është aksidentuar Ernest Preçi, 42-vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me motorçikletë, por për arsye që akoma nuk dihen ka dalë nga rruga duke u përplasur dhe duke marrë plagë të rënda. Edhe ai është dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›