E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pijet kundër vapës

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 12:29

Ditët e nxehta dhe piku i verës kanë ardhur dhe ekspertët kanë sjellë disa pije, të cilat janë shumë të mira për të luftuar vapën.

Janë gjashtë prej tyre, të cilat po i sjellim më poshtë.

Lëngu nga pemët shtrydhëse – hidhen pemët në procesor dhe pastaj do të keni një pije freskuese dhe të shijshme. Duhen: dredhëza, boronicë, akull, ujë, pak lule blini dhe nenexhik. Kjo pije ka 294 kalori.

Lëng shtëpie nga xhenxhefili - ka shije të njëjtë sikurse lëngu që blejmë në markete, por përgjysmë më pak kalori. Kombinimi i xhenxhefilit të freskët me ujë mineral ju ofron freski të vërtetë. Duhen: sheqer, xhenxhefil, ujë mineral dhe copa të xhenxhefilit të sheqerosur. Lëngu ka 72 kalori.

Limonada nga qershia - qershizat zbusin shijen paksa të hidhët të limonadës. Nëse doni diçka më të ëmbël përdorni dredhëzat. Duhen: Lëng u i limonit, sheqeri, pyre nga qershizat, akull. Lëngu përmban 114 kalori.

Shalqi i shtrydhur me borzilok - do të shuani etjen dhe vapën me këtë pije të thjeshtë. Duhen: shalqi, krip, uthull nga vera e bardhë, ujë. Lëngu përmban 46 kalori.

Limonadë nga shega - kjo pije freskon dhe stimulon përmes lëngut të thartë të limonit dhe asaj të shegës. Duhen: sheqer, lëngu i limonit, lëngu i shegës, ujë dhe akull. Ka 75 kalori.

Çaj i ftohtë nga hibiskusi dhe pjeshkat - kjo pije me pak kalori mund t’ju freskojë shpejt. Hedhja e pjeshkave të freskëta vetëm sa përmirëson aromën freskuese të pijes. Duhen: sheqer, lëngu i pimonit, ujë i vakët, një filtër çaj nga hibiskusi, pjeshkë dhe ujë i ftohtë. Ka 115 kalori.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›