SHBA, identifikohet njëri nga 3 autorët e masakrës në Uashington
Një person i armatosur hapi zjarr në Kantierin e Marinës në Uashington duke shkaktuar vrasjen e 12 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve para se të vritej nga policia.
Policia tha se autori i sulmit ishte ish kontraktori ushtarak nga qyteti Fort Uorth në Teksas, Aaron Alexis. Zyrtarët e policisë thanë se nuk është e qartë se si ai arriti të hynte në kompleksin e Marinës Amerikane pa dokumente të duhura identifikimi. Kryebashkiaku Vincent Gray tha se nuk ka asnjë arsye për të besuar se ky ishte një sulm terrorist.
Ndërkohë, Presidenti Barak Obama e quajti atë një "akt frikacakësh'' dhe tha se viktimat dhe familjet e tyre kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e Amerikës.
Ai ka urdhëruar që të premten të ulen në gjysmë shtizë flamujt në mbarë vendin për të nderuar viktimat.
Shefja e Policisë së qytetit, Cathy Lanier nuk konfirmoi numrin e të plagosurve, por tha se të gjithë ata pritet të mbijetojnë, përfshirë një oficer policie.
Ajo tha se FBI-ja po drejton hetimin. Forcat e policisë vazhdojnë të kontrollojnë Kantierin.
Kantieri i Marinës i Uashingtonit, është objekti më i vjetër ushtarak i vendit dhe aty kanë qendrën disa komanda të sistemeve të marinës. Incidenti i sotëm ka ndodhur brenda njërës prej këtyre komandave.
Në këtë qendër të madhe ushtarake punojnë rreth 16 mijë njerëz, si civilë ashtu edhe ushtarakë. Vetëm komanda e Sistemeve Detare të Marinës, ku ndodhi incidenti, ka 3 mijë punonjës.
Kjo është komanda më e madhe ndër pesë sisteme të tilla që ka vendi dhe merret me projektimin dhe ndërtimin e anijeve ushtarake, armatimeve të anijeve dhe sistemeve komanduese të marinës.
(a.k/Voa/BalkanWeb)