E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta e turizmit Greqi-Turqi, kush dominon sivjet? Selcuk Oktay - Radio Deutsche Welle



Vitin e kaluar Turqia perfitoi shume nga ndikimi i pranveres arabe. Numri i turisteve u rrit duke sjelle rritjen e te ardhurave. Por kete vit ka renie ne numrin e rezervimeve.

Ne Greqi, ne rivalen kryesore te turizmit turk, ndikimi i perkeqesimit te krizes ekonomike po ndryshon profilin turistik. Ne nje kohe qe nga gjendja politike dhe ekonomike ne Greqi jane shtuar ndjenjat antigjermane, ka te ngjare qe me pak turiste gjermane te vizitojne ishujt e Egjeut kete vere. Megjithate shpresat jane ende te larta ne sektorin e turizmit, pasi vendi po perfiton nga nje rritje e konsiderueshme e numrit te turisteve ruse.

Greqia pret rreth 1 milion turiste ruse kete vit, qe do te thote dyfishim i numrit te vitit 2010. Javorja britanike "The Economist" ka permendur simpatine ne rritje te ruseve ndaj Greqise, ne nje artikull te fundit me titullin: "Nje miqesi ortodokse."

Sipas gazetes javore lehtesimi i rregulloreve te vizave me Rusine ka bere qe te rritet turizmi i ruseve ne Greqi. Shume ruse jane duke blere shtepi te dyta ne rrethin e Halkidikise ne veri te Greqise. Mali Athos aty prane, me manastiret e murgjve ortodokse, terheq gjithashtu shume turiste ruse.

Me sa duket, ndersa Greqia po terheq me shume turiste ruse, pjesa e turizmit turk eshte ne renie. Sipas statistikave te fundit zyrtare te Ministrise se Turizmit dhe Kultures te Turqise numri i turisteve ruse, qe kane vizituar vendin ne tre muajt e pare te ketij viti, ka rene 7 per qind, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne tremujorin e pare te vitit 2012, rreth 165.000 ruse vizituan Turqine. Ne tremujorin e pare te vitit 2011 ishin 179.000.

Tregu rus i turizmit eshte jashtezakonisht i rendesishem per Turqine, e cila hyn ne shtate destinacionet kryesore te turizmit boteror. Vitin e kaluar 3.5 milione turiste ruse shkuan ne Turqi, ndersa numri i turisteve gjermane, perfshire turqit me pasaporte gjermane, ishte rreth 4.8 milione. Ne total 36 milione turiste sollen 23 miliarde dollare amerikane te ardhura per vendin.

Sipas Asude Onal, drejtore marketingu e Anex Tour, ka nje renie te dukshme ne numrin e rezervimeve dhe numrit te turisteve ruse, qe vizitojne Turqine ne muajt e pare te ketij viti. "Por kjo jo per shkak se Turqia po e humb atraktivitetin e saj ne syte e ruseve," i tha Onal DW. "Turistet ruse zgjedhin disa destinacione te tjera, te cilat jane relativisht me te lira ne krahasim me Turqine", thote ajo.

Sipas operatoreve turistike konkurrentet kryesore te Turqise, qe po terheqin gjithnje e me shume turiste, jane Tajlanda, Spanja dhe Greqia. "Vecanerisht ne rajonin tone shume vende jane duke i dhene mbeshtetje te fuqishme sektorit turistik te tyre", thote Onal. "Duke ulur cmimet. Dhe nga vendet si Rusia, turistet preferojne gjithnje e me shume keto vende", thekson ajo.

Te ardhurat e Turqise nga turizmi kane rene ne tre muajt e pare te ketij viti. Me nje humbje prej 299 milione dollare amerikane ne krahasim me vitin e kaluar, operatoret e turizmit turk kane perfituar 2801 milione dollare amerikane.

Pavaresisht nga keto shifra dekurajuese, operatoret e turizmit ne Turqi nuk presin qe rezervimet dhe te ardhurat te bien me tej, ata presin rritje ne muajt e ardhshem. Ato gjithashtu shpresojne qe te kene rritje te numrit te turisteve ruse.

"Rusia eshte nje treg i madh per ne. eshte e kuptueshme, qe vende te tjera konkurrojne per te marre nje pjese me te madhe te ketij tregu", i thote DW Ayhan Bektas, kryetari i kompanise kryesore te turizmit OTI, duke iu referuar rritjes se interesit te ruseve per Greqine. "Por ne duhet te shohim se Turqia eshte bere destinacion i turizmit masiv. Ne presim qe turizmi turk te vazhdoje te rritet kete vit, edhe pse nuk presim qe kjo rritje te jete me e madhe, se c'ka qene ne vitet e meparshme."

Viti 2011 ka qene nje vit i jashtezakonshem per operatoret e turizmit turk me nje ndikim relativisht pozitiv te pranveres arabe. Ne sektorin turk te turizmit pati nje numer te larte rezervimesh paraprake.

"Kete vit ne fillim te sezonit, numri i rezervimeve paraprake, qe u kane ardhur operatoreve tane eshte gati i njejte me nje vit me pare." Bektas thote. "Ne presim rritje te metejshme gjate qershorit dhe korrikut. Qellimi yne eshte te arrijme nje rritje prej 10 perqind ne fund te ketij viti."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›