E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menel: Nuk e njoh Oltën

31/03/10 00:57

Menel, Domenika dhe Seldi rrinë të ulur në të njëjtin krevat dhe bisedojnë. Seldi fillon të ngacmojë Menel duke i thënë se cilën nga vajzat e shtëpisë pëlqen më shumë. Menel qesh me shakanë e tij dhe më pas me seriozitet i përgjigjet se me Oltën nuk ka asnjë lloj afrimiteti. Menel thotë se nuk ka arritur ta njohë Oltën psi me të nuk ka biseduar asnjëherë. Seldi i thotë se si ka mundësi që nuk ka folur me Oltën dhe e pyet nëse i ka kërkuar ndonjëherë Oltës që të bisedojnë. Menel thotë se duke parë që Olta nuk i ëhtë afruar edhe ajo e ka pasur të vështirë që ti afrohet dhe nuk i ka folur. Më pas shton se ndoshta kjo ka ndodhur si rezultat i ikjes së Adës, çka bëri që Olta javën e kaluar të ishte gjatë gjithë kohës e mërzitur për largimin e mikeshës së saj nga loja. Seldi i thotë se Olta ashtu sillet në fillim me një preson, nuk afrohet menjërerë, por me kalimin e kohës ato o mund të kenë mardhënie shumë të mira. Domenika kundërshton Seldin dhe i thotë se ajo ka vënë re që Olta ka hyrë shumë shpejt në muhabet me banorë të tjerë që nga fillimi dhe madje ka krijuar miqësira të forta si për shembull me Bledia dhe Adën. Aty vjen edhe Tatiana e cila hyn menjëherë në bisedë. Seldi vazhdon të ngacmojë Menelin duke folur me Tatianën dhe i shpjegon kësaj të fundit bisedën që po bënin për Oltën nëpërmjet shakave të vazhdueshme. Tatiana thotë se as ajo nuk ka krijuar afrimitet me Oltën dhe thotë se ndyshe nga banorët e tjerë që i kanë pyetur vajzat për shumë gjëra nga jeta e tyre, për familjet dhe vendet nga vijnë, Olta nuk i ka pyetur asnjë herë gjatë këtyre dy javëve qëndrim në shtëpinë e BB. Kjo ka bërë që vajzat që janë edhe banoret më të reja të shtëpisë të mos e njohin Oltën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›