E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyset autobusi në Qafë-Kërrabë, plagosen 7 aktivistë të AK-së

Për pasojë, 30 persona u lënduan lehtë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje paksa më të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Ai është shtetasi Artan Rakip Kojku.

Ndërkohë, sipas Policisë së Shtetit, ekzaminime mjekësore kanë pasur edhe shtetasit:

1. Altin Selim Alla,
2. Taulant Muhamet Muça,
3. Dritan Xhevahir Braxhda,
4. Florian Lutfi Shkurti,
5. Fatmir Xhevahir Brazhda,
6. Emiljano Petrit Çota,
7. Nebi Sherif Hysa,
8. Pranvera Shaban Sollaku,
9. Olti Xhevdet Ozuni,
10. Antonio Osman Fraholli,
11. Refik Zyber Karaj,
12. Oltion Sabri Çela,
13. Astrit Dervish Komici,
14. Fatmir Mehmet Dosku,
15. Jetmir Hyqmet Disha,
16. Altin Xhemal Kojku,
17. Ermal Hamdi Shkurti,
18. Ymer Zylyftar Hoxha,
19. Albina Reshit Hysa,
20. Mehmet Shefki Dosku,
21. Alberti Asi Stafa (ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar),
22. Mit’hat Servet Biçaku (drejtuesi i mjetit),
23. Syrja Kurti,
24. Latif kojku,
25. Abedin Hajdar Kojku,
26. Andi Behar Koxhaj,
27. Dritan Petrit Allushi,
28. Bledi Arif Gështenja,
29. Hamit Shefki Kojku,
30. Muhamet Muça
 
Nga këta shtetas 6 janë plagosur, ndërkohë që të tjerët kryesisht kanë pësuar dëmtime më të lehta si gërvishtje etj.

Deri në këto momente janë larguar nga ambientet spitalore 25 shtetas dhe vazhdojnë të qëndrojnë ende shtetasit:

1. Refik Karaj
2. Jetmir Disha
3. Taulant Muça
4. Artan Kojku
5. Antonio Fraholli
6. Mit’hat Biçaku

Për fat të mirë, autobusi ka qëndruar pak metra pasi ka dalë nga rruga. Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në autobus, aksidenti ndodhi pas një parakalimi të shpejtë të një mjeti tip “Range Rover” me targa të Tiranës, me ngjyrë të zezë.

Mjeti me shpejtësi, gjatë parakalimit ka goditur shkarazi në anën e majtë autobusin dhe më pas ka humbur kontrollin dhe ka ndaluar diagonal në shtratin e rrugës.

Drejtuesi i autobusit me targa LB 3156 A, Mit'hat Biçaku, në përpjekje për të shmangur goditjen fatale me mjetin tjetër ka devijuar dhe frenuar, por jo mjaftueshëm dhe për pasojë autobusi ka dalë nga rruga.

“Autobusi po shkonte nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Makina ishte ose “Range Rover”, ose “Land Rover”. Në momentin që autobusi po dilte nga rruga, makina i ka rënë pak mbrapa. Shoferi devijoi, ai bëri për ta parakaluar, e goditi dhe autobusi doli nga rruga. Tetë vetë u plagosën rëndë”, tregon Edmond Kurti, që udhëtonte në autobus.

Policia menjëherë pas marrjes së dëshmive u vu në kërkim të mjetit që provokoi këtë aksident, që për pak u kthye në një ngjarje fatale. Dëmtimi është amortizuar nga pemët dhe vegjetacioni i dendur që ndodhet në këtë zonë.

Në autobus ndodheshin 35 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të gjithë nga Librazhdi, të cilët po ktheheshin nga Kongresi i Parë i forcës së tyre politike në Tiranë.

“Duke u kthyer ishte një kthesë, një “Range Rover” e zezë na bëri parakalim, i ra gomës së parë të autobusit dhe pastaj ai ra poshtë, duke bërë 3-4 rrokullisje”, rrëfen nga spitali pasagjerja e plagosur Pranvera Sollaku.

Mjekët kanë kontrolluar të gjithë pasagjerët e autobusit sapo ata mbërritën me mjete të ndryshme dhe autoambulanca. “Në spitalin tonë kanë ardhur 29 persona. Ata kishin dëmtime të lehta, vetëm dy raste paraqesin probleme, që mund të kenë të bëjnë me trauma ose hemorragji. Por të tëra rastet nuk përbëjnë problem për jetën”, ka sqaruar kirurgu Behar Gjevori.

Kërrabë, bie në greminë autobusi, 8 të plagosur

(16:01) Një Autobus me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi është rrëzuar sot në Qafë-Kërrabë, në një lartësi prej 10 metrash duke shkaktuar plagosjen e disa personave.

Fillimisht u raportua për 30 të plagosur por tashmë mësohet se një person është në gjendje pak më të rëndë, pasi ka thyer krahun, ndërsa shtatë të tjerë kanë dëmtime të lehta. Të gjithë pasagjerët po transportohet tanimë drejt spitalit të Elbasanit ku do u nënshtrohen kontrolleve mjekësore për çdo lloj frakture të mundshme dhe më pas do të jenë të lirë të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e njohur si tek Qershitë në Qafë-Kërrabë, ku autobusi me targa LB 3156 ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.

Forcat e policisë dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Aktualisht po kryhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota.

Autobusi me 30 pasagjerë udhëtonte nga Tirana ku sot është mbajtur Kongresi i Aleancës Kuq e Zi në drejtim të Librazhdit. Autobusi mësohet se ishte i vjetër dhe drejtohej nga Mithat Biçaku.

Kordinatori i Aleancës Kuq e Zi për Elbasanin njoftoi se një fouristradë në përpjekje për të parakaluar ka goditur në pjesën e prapme autobusin çka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin dhe të përfundojë jashtë rruge./Start/

                                                                                             2012-06-16 16:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›