Thaçi: Do zbatojmë të gjitha rezolutat e Kuvendit

Dy ditë pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të rezolutës së propozuar nga PDK dhe mbështetur nga disa parti parlamentare për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi daklaroi vullnetin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga rezoluta në fjalë.
Në fjalimin e mbajtur në foltoren e Kuvendit të enjten gjatë seancës plenare, kryeministri Thaçi tha se qëndrimi i shtetit të Kosovës përputhet me Kushtetutën dhe dokumentin e Ahtistaarit.
Duke iu referuar rezolutës për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur, Kryeministri i Kosovës u zotua në Kuvend se qeveria do të zbatojë të gjitha rezolutat që miratohen në Kuvendin e Kosovës, informon RTK.
Ai siguroi se qeveria e Kosovës është e përkushtuar të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së.