E Shtunë, 31 Tetor 2026

GNK Veriu kercenon qendrueshmerine e Kosoves dhe integrimet evropiane te Serbise

Grupi Nderkombetar i Krizave ne raportin me te ri per Kosoven ka terhequr verejtjen per pasojat qe mund te kete gjendja aktuale ne veri dhe per rruget qe duhet ndjekur Prishtina Beogradi dhe komuniteti nderkombetare per shmangien e pasojave negative.

Ne raport thuhet se situata e dhunshme ne pjesen veriore te Kosoves rrezikon nderprerjen e bisedimeve te brishta ndermjet Kosoves dhe Serbise kercenon qendrueshmerine e brendshme te Kosoves dhe procesin kandidues te Serbise ne Bashkimin Evropian. Grupi thekson se perpjekja e Prishtines per ta kontrolluar gjithe territorin e shtetit te ri e vecanerisht kufijte e vet me Serbine dhe vendosmeria e serbeve te veriut te Kosoves per te rezistuar mund te prodhojne me teper viktima.

Ne raport thuhet se bashkesia nderkombetare posacerisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet te nxisin Beogradin qe ta pranoj qeverine ne Prishtine si te barabarte edhe pa njohje formale por nuk duhet te pritet qe kjo do ta detyroje bashkepunimin e serbeve lokal ne veriun e Kosoves. Te gjitha palet duhet te kerkojne rruge per zvogelimin e rrezikut nga konfliktet e metejme dhe te perqendrohen ne zbatimin e marreveshjeve te arritura ne bisedimet e deritashme.

Ne raport pershkruhen zhvillimet qe pasuan operacionin e qeverise se Kosoves te 25 korrikut te vitit te kaluar per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare me Serbine aktet e dhunes dhe deshtimin e Serbise per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Ne raportin 29 faqesh Grupi Nderkombetare i Krizave ka bere thirrje per shmangie te cdo veprimi te dhunshem ne veri nga qeveria e Kosoves apo mekanizmat nderkombetare. Serbeve ne veri u behet thirrje per bashkepunim me qeverine e Prishtines dhe largim te barrikadave.

Po ashtu Grupi u rekomandon vendeve te Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur Kosoven te miratojne marredheniet kontraktuale me te ndersa vendeve si Gjermania Holanda e Britania e Madhe te mbeshtetet Serbia ne permbushjen e kushteve per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Serbia deshtoi te marre kete status ne dhjetor te vitit qe lame pas per shkak te situates ne veri ku perfaqesuesit lokal politike kane paralajmeruar per mesin e shkurtit nje referendum ne te cilin qytetaret e atjeshem do te deklaroheshin nese duan apo jo te pranojne institucionet e Prishtines. Ky referendum i cili cilesohet i paligjshem e i pavlefshem nga Prishtina eshte kundershtuar edhe nga pushteti ne Beograd por mbeshtetet nga opozita ne Serbi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›