Arrestohet prodhuesi i minave me celularë

Në pranga përfundoi Shkëlqim Gjoka, i cili ishte shpallur në kërkim katër vite më parë, teksa tre bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar gjatë një operacioni të organizuar nga RENEA.
Operacioni i koduar “Cikloni”, përfundoi me arrestimin e prodhuesve të minave që komandoheshin në distancë, duke bllokuar 9 bomba të tilla në një fshat të Durrësit.
Gjithashtu policia sekuestroi edhe një snajper dhe një pistoletë, të cilat kishin destinacion Greqinë dhe Italinë. I arrestuari Gjoka ishte ideatori, i cili e kishte mësuar “profesionin”, duke përthyer nga turqishtja materiale të tilla për përgatitjen e minave me celularë.
Më përpara janë arrestuar edhe Glerian Hyseni, Adrian Moçka dhe Hysen Hyka. Aktiviteti u zbulua pas përgjigjeve të bëra në vitin 2007, dhe që u finalizuar një vit më vonë. Një agjent i infiltruar kishte arritur të hynte në grup, duke porositur 10 mina me celularë, çka çoi prapa hekurave të arrestuarit, si prova më e fortë. Minat e prodhuara shiteshin me 1200 euro copa, ndërsa shisnin edhe snajper, me vlerë 200 euro. /Start/
2012-08-04 08:48