E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Nuk do ti votojmë imunitetet më 6 Gusht, LSI: Mos bllokoni statusin

Tiarën- Partia Socialiste është pro dhe mbështet kufizimin e imuniteteve në vendin tonë por nuk do ti votojë ato me datën 6 Gusht, sepse vlerëson se nuk është as datë konsensuale dhe as një kusht kohor i Brukselit ndaj sipas socialistëve nevojitet një diskutim për çështje që lidhen direkt me të.

Kështu u shpreh sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi i cili në një deklaratë për mediat nga selia rozë nga ku e cilësoi çështjen e imunitetit të zgjidhur.

‘Për të cilën PS-ja ka qënë nismëtare por ka dhënë edhe dakordësinë e saj duke votuar pro nen për nen pr/ligjin për kufizimin. Ajo çfarë kërkojmë është përmbushja e detyrimeve të BE-së. Së pari, është të sigurohet një sistem i pavarur drejtësie dhe të çrrënjoset kultura e pandëshkueshmërisë, krahas ndryshimit të Kushtetutes të sigurojmë edhe ato ndryshime që të luftojmë korrupsionin’,-tha Klosi

Sipas deputetit Klosi, PS i bën thirrje mazhorancës të disktutojë propozimet e tyre që jo vetëm heqin imunitetin por sigurojnë edhe një drejtësi të pavarur. ‘Ne jemi për integrimin, Saliu është kundër, Saliu kërkon gjunjëzim përpara pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Nëse do që vendi ynë të integrohet sa më shpejt në BE ai duhet të reflektojë dhe datën 6 Gusht të mos ta kthejë në një ditë tragjike për vendin tonë’,-shtoi ai.

Nga ana tjetër të majtët e LSI-së, që aktualisht janë në koalicionin qeverisës të kryeminsitrit, Sali Berisha i bënë thirrje sot Partisë Socialiste që të lërë mënjanë qëndrimet që ata i cilësuan si interesa të ngushta personale dhe t’i votojnë të hënën imunitete për të mos bllokuar statusin e vendit kandiat në BE.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha para gazetarëve se ndjen keqardhje për eksponente të PS-së që s’po kontribuojnë që më 6 Gusht të votojnë projektin e hartuar nga vetë ata.

‘T’i lëmë mënjarë qëndrimet bllokuese, nonsense dhe inatçore dhe të paargumentuara, e të fokusohemi tek ajo që është e udhës, detyrë dhe e rëndësishme, të jemi pro heqjes së imunitetit. Data 6 s’mund të jetë një referencë force dhe egoizmi të pakuptimtë, për interesa të ngushta personale, por të jetë referencë e angazhimit tonë dhe përkushtimit tonë që Kuvendi i Shqipërisë është i gatshëm të përmbushë të gjitha detyrimet. Me datën 6 socialistët nuk mund, nuk duhet ta bllokojnë këtë detyrë por të kontribuojnë për interesat evropiane të vendit’, tha Luan Rama.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›