E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri ne Fier, PS kercenon me mosvotim te ligjeve Rozeta Rapushi

Partia Socialiste kercenon se nuk do te vijoje te votoje projektligjet qe kerkojne shumicen prej 3/5-at e votave ne Kuvend, ne rast se mazhoranca do te vijoje me shkeljet per mandatet qe opozita i pretendon te sajat, ne qarkun e Fierit dhe te Gjirokastres. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nepermjet nje njoftimi, e beri te ditur dje, kete qendrim, pas debateve ne lidhje me zgjedhjen e kryetarit te keshillit te qarkut te Fierit, dy dite me pare. "Rikonfirmoj, ne emer te opozites, vullnetin per te respektuar cdo germe te marreveshjes per tri ceshtjet e dakordesuara me palen tjeter, por rinenvizoj shqetesimin, se asnje hap s'do te mund te behet me tutje per ligjet me 3/5-at, nese ligji do te vazhdoje te shkelet ne menyre flagrante per te grabitur, diten per diell, mandatet tona per qarqet Fier e Gjirokaster", theksoi Rama. Ai shtoi se ne solidaritet te plote me zgjedhesit e PS-se ne Fier e ne Gjirokaster dhe plotesisht i vetedijshem per peshen e vecante morale dhe politike te deputeteve opozitare te ketyre dy qarqeve, po edhe per kercenimin alarmant te procesit te normalizimit te bashkejeteses politike, si shkak i orvatjes per permbysjen e rezultatit te zgjedhjeve ne keshillat e qarqeve Fier e Gjirokaster, perserit apelin per Saliun e per Ilir Meten: "Terhiquni nga veprimet antikushtetuese e antiligjore ne keto dy qarqe". Sipas tij, nuk mund te lejohet nje tjeter grabitje zgjedhjesh mu nen hunden e komunitetit nderkombetar. "Kjo do te ishte nje tjeter goditje e rende per kushtetutshmerine e rendin ligjor ne kete vend dhe pa asnje dyshim, nje shtyse e re per t'u terhequr nga rruga e perpjekjeve tona per konsensuse me nje pushtet qe me kartonet ben ligje dhe me dhune dhe korrupsion i ben ligjet karton", vijoi Rama. Ai shtoi se integrimi evropian s'eshte farse ligjvenieje, po vullnet ligjzbatues dhe nese ky vullnet mungon e mungon perseri, opozita s'mund te genjeje as popullin, as vetveten per t'u rigjendur e rivjedhur, perseri e perseri, ne votat e saj. Te njejtin qendrim, e beri publik gjate zhvillimit te seances plenare, edhe kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci. Duke mos votuar nje nga projektligjet qe kerkonin 84 vota ne Kuvend, Kodin Detar, Ruci tha se ai e votoi ne parim pro kete nisme, ashtu si grupi socialist, por, ne fund, doli kunder per te bere nje sqarim politik. "Duke pare qe ne lozha jane edhe ambasadoret, doja t'i them mazhorances dhe kryeministrit, se opozita, edhe pse ju vodhen votat ne dy pale zgjedhje, edhe pse per 3 vjet, ju vra nje koleg, 4 protestues te 21 janarit simpatizante te saj, edhe pse i jane kufizuar mjaft hapesira ne Parlament, PS me nje marreveshje te arritur jo me larg se te henen, dha dakordesine qe ne, se bashku, sic kemi gjera qe ndahemi, kemi gjera qe edhe bashkohemi, si reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare", nenvizoi Ruci. Por, kjo nuk do te vijoje, sipas tij, nese mazhoranca ne qarkun e Fierit, ne kundershtim me Kushtetuten, ben nje akt banditesk, duke uzurpuar keshillin e qarkut.

"Jam ketu t'i them kryeministrit Sali Berisha, se opozita do t'i qendroje marreveshjes se bere, por nese mazhoranca nuk ndal veprimet e saj banditeske, antiligjore dhe antikushtetuese, jo vetem qe klima politike nuk do te permiresohet, por do te perkeqesohet. Nuk do te jemi ne fajtoret, por ju. Po ju paralajmeroj! Ndaleni kete veprimtari! Nese nuk e ndaloni, ne ju paralajmerojme se pergjegjesia do te jete vetem e juaja".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›