E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryekuvendari Krasniqi priti avokatët Kurteshi e Totozani

Roli dhe funksionimi i institucionit të Avokatit të Popullit, si një strukturë e rëndësishme ndërmjet qytetarit dhe administratës, ishte temë kryesore e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, z. Igli Totozani dhe Avokatin e Popullit të Kosovës, z. Sami Kurteshi.

Duke iu uruar mirëseardhje dhe njëherësh duke i përgëzuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, kryekuvendari Krasniqi theksoi se gjithnjë bën përpjekje që të përkrahë të gjitha institucionet që i përgjigjen Kuvendit, në mënyrë që ato t’ i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat që ua garantojnë ligjet.

Funksioni që kryejnë avokatët e popullit nuk është i lehtë, sidomos në shtetet në tranzicion. Kryetari Krasniqi në vijim theksoi se angazhohet që institucioni i Avokatit të Popullit të gëzojë pavarësi politike në veprimtarinë e tij,në mbështetje të ligjit.Z. Igli Totozani theksoi se ndihma e parlamentit ndaj institucionit të Avokatit të Popullit është me rëndësi shumë të madhe.

Avokati i Popullit është institucion i veçantë, ndaj edhe duhet të kuptohet funksioni i tij. Njerëzit duhet të mësohem me këtë realitet, por kjo nuk është e thjeshtë.

Të dy avokatët e popullit theksuan se ballafaqohen me sfida në veprimtarinë e tyre, por gëzojë përkrahjen e parlamente përkatëse. Sami Kurteshi vlerësoi lart ndihmën e kryetarit Krasniqi, por edhe të disa komisioneve parlamentare, pa kontributin e të cilëve vështirë se do të arriheshin rezultatet e shënuara, njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›