Meraku që vjen kur Ramën e ndan nga fitorja një qime floku e droguar
Atë që nuk ia doli me protesta, me ultimatume, apo bojkot të kushtëzuar dhe të pakushtëzuar, si dhe me grevën e urisë, z. Edi Rama, si ndonjëherë më parë i ka rënë qimja e derrit për të rrëzuar qeverinë me një fije floku, të tijën, në një laborator toksologjie, për të provuar se nuk ka marrë drogë muajin e fundit. Akuzë e lëshuar nga Ministri i Ekonomisë dhe anëtari i LSI-së, z. Dritan Prifti.
Me pak informacion të kërkuar kupton se numri mesatar i qimeve të flokëve që ka njeriu në kokë – sipas revistës shkencore “Science” – është rreth 100 mijë dhe mund të shkojë në disa raste në 150 mijë fije floku. Natyrisht z. Edi Rama ka një konformacion të kokës pak si të çuditshme, me qoshe dhe shenja cokash, por rreth 90 mijë fije floku mund t’i ketë. Prandaj ka mundësi të mëdha. Afërmendsh nëse z. Edi Rama, kryetar i opozitës shqoptare ka ndërmend ta marrë pushtetin, ka rastin më të mirë për ta bërë këtë me një fije floku në çdo klinikë private a shtetërore për analiza që do të provonin “pastërinë” kimike të tij. Asnjë opozitë në botë, në demokraci a tirani, nuk ka pasur një sfidë të tillë dhe asnjë politikan opozitar në botë ka pasur shansit të rrëzojë një legjislaturë me një qime. Një qime, një Pushtet. Këtë është rasti i parë. Mirëpo pse nuk e pranon sfidën Z. Rama? Ndoshta ka frikë. Përse ka frikë? Ka diçka për të pasur frikë? Deri më tani ai ka refuzuar sfidën duke thënë se ai ka dhënë prova që nuk është i droguar sepse dhuron gjak prej tetë vitesh. Mirëpo që nuk është mjek e kanë mësuar keq të gënjejë për gjakun që dhuron si argument se nuk përdor lëndë narkotike ilegale, pasi kokaina që përdor Rama - sikur gjaku që jep Rama të shkojë edhe për "drug screen" (gjë që nuk ndodh pasi aty kontrollohet vetëm për sëmundje) - mund të diktohet nga testi i gjakut nga 1 deri në 7 ditë pas përdorimit, e shumta, pasi zakonisht shkon deri në 5 ditë. Kështu që z. Rama nuk gënjen njeri me këtë dhurimin e gjakut. Qimen e flokut zotni Rama, qimen, atë duam dhe ta çojmë në një institucion të specializuar për të parë nëse gënjen Prifti apo ju. Ai ka deklaruar publikisht se është i gatshëm të përballet me çdo hetim intim të pasurisë së tij. Kurse ju z. Rama jo vetëm që jeni tallur me Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurisë, pasi është e vështirë të mendohet se ju jeni një proletar me rroba dhe bizhu në duar që kushtojnë së paku 3 mijë euro. Prandaj hetimi i pasurisë që keni vënë qëkurse jeni Kryebashkiak i Tiranës, qoftë edhe me llogaritjen e rrogës dalin më shumë se shuma 3 mijë euro në bankë, për më shumë se jeni i deklaruar si i pastrehë. Ju zoti Rama nuk jeni
proletari apo plebeu i fundit i kësaj Shqipërie plot paradokse sepse gjithë sa
kohë që jeni një personazh publik ju keni treguar se jeni një radikal-shik. Dhe si çdo radikal-shik, narcizimi i çorapeve të importuara posaçërisht nga Holanda apo kravatat kllouneske ju delegjitimojnë si një i pasinqertë. Ju nuk jeni i çiltër zoti Rama.
Sidoqoftë e vërteta nga analiza e fijeve të flokut, si pjesë e rëndësishme me interesa të gjera publike, do të tregojë se jeni një njeri që nuk i pranoni sfidat, as elektorale dhe as morale. Dhe se “sfida” e ardhshme që u është lançuar, pra e mjekësisë, apo edhe e drejtësisë shqiptare nuk do të pranohet pasi sedra u përket patricëve fisnikë dhe jo proletarëve idiomatikë, që flasin vetëm gjuhën ambike dhe të dyshimit permanent. Aq rëndësi merr kjo e vërtetë, saqë, megjithë akrobacitë e tij, Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë kësaj analize.
Dhe për të triumfuar kjo e vërtetë, rrjedha e ngjarjeve po tregon se është e pashmangshme sigurimi edhe qoftë i një fije të vetme floku e Edi Ramës do të sigurohet, si “kavie” për analiza. “Problemi” i vetëm është tashmë, nëse kjo fije floku, do të sigurohet tek berberi ku ai qethet, apo nëpërmjet ndonjë tjetër mënyre.