E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti “Pavarësia” mbajti ceremoninë e mbylljes së vitit akademik

Diten e Premte dt.23 Korrik ora 12 ne Aula Magna te Universitetit “Pavarësia”, u zhvillua Ceremonia e Mbylljes se Vitit Akademik 2009-2010. Te pranishem Konsulli i Pergjithshem i Italise ne Vlore Dot. Sergio Strozzi, si dhe personalitete të jetës politike e akademike të Qarkut të Vlorës. Rektorja e Universiteti Pavaresia Prof. Musaraj dhe Presidenti i saj Ardian Zykaj dhane nje pritje per personalitet e pushteti qendror dhe lokal te pranishem ne Ceremonine e mbylljes se Vitit Akademik. Prof. Arta Musaraj ne fjalen e saj solli pershendetjet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe veçanerisht te zv Ministres se Arsimit te Larte shqiptar Znj. Nora Malaj e cila falenderoi Universitetin “Pavarësia” per kontributin qe ai jep per zhvillim cilesor te Arsimit te Larte ne Shqiperi.

Ne kete event, u prezantua edhe “work in progress” i punimeve te laboratorit te rilevimit zhvilluar ne kuadrin e sezonit te Eventeve “Dy popuj, Nje det, Nje miqesi” si bashkepunim mes Konsullatës Italiane ne Vlore, Universitetit “Pavarësia” dhe Bashkise Vlore. Ne qender te kerkimit drejtuar nga Ark. Simone Mazzetto, Koordinator i Departamentit te Arkitektures ne Universitetin Pavaresia, u vendosen godina te stilit italian te viteve ‘20-40 ndertuar nga arkitektë, firma e teknologji italiane te kohes. Ky ishte hapi i pare per projektet e restaurimit duke u dhene studenteve mundesine te eksperimentojne ne thellësi pjeset e brendshme te nje godine dhe elementet e saj. Kjo eksperience perforcoi aftesite e punes ne grup si dhe aftesite ne manaxhimin e projekteve tek studentet. Po ashtu, u hodhen bazat e mbledhjes, arkivimit e procesimit te cdo informacioni dhe element ne lidhje me historine e Vlores, me synim stimulimin e opinionit publik dhe institucioneve per historine, origine e identitetin e tyre. Ne ceremonine e mbylljes Konsulli i Pergjithshem i Italise ne Vlore Dott.Strozi u dorëzoi pjesmarresve ne laboratorin e pare te rilevimit te qendres historike te qytetit te Vlores nje çertifikate mirenjohje dhene nga Konsullata Italiane se bashku me emblemën “Dy popuj, Një det, Një miqësi”, shenjë vleresimi per punen e bere prej tyre ne sezonin e eventeve “Shqipëri-Itali 2010”. Ai u dorëzoi drejtuesve te Universitetit Pavaresia botimin e Ambasades Italiane per kete sezon eventesh ku Universiteti Pavaresia Vlore ishte partner ne shume prej tyre me premtimin qe ky bashkepunim i shkelqyer institucional do vazhdojë suksesshëm ne te ardhmen.

Ne fund te ceremonise te pranishmeve iu shpernda botimi i fundit i Universitetit “Pavarësia”, Anuari 2009-2010 i titulluar “1 Future Now, 1 Vit Jete Universiteti Pavaresia”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›