E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: GJND legjitimoise lufta jonëishte e drejtë

PRISHTINE- Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ka vulosur dhe ka legjitimuar në gjithë botën pavarësinë e Kosovës", deklaroi sot kryeministri Hashim Thaçi në një seancë plenare të Parlamentit.

Në fjalën e tij në fillim të seancës, kryeministri theksoi se opinioni i GJND-së ka respektuar vullnetin e qytetarëve kosovarë dhe vendimin për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur sovran të datës 17 shkurt 2008 në këtë parlament, si dhe angazhimet për ndërtimin e shtetit demokratik dhe multietnik.

“Opinioni i GJND-së ishte fitore historike për shtetin dhe popullin e Kosovës, por ishte fitore edhe për gjithë rajonin”, theksoi kryeministri Thaçi. “Ky mendim nuk është i drejtuar kundër askujt, por është në dobi të drejtësisë, paqes, stabilitetit dhe gjithë neve që jetojmë në rajon dhe më gjerë”, nënvizoi ai.

Kryeministri Thaçi shtoi se “opinioni i GJND-së i dha përgjigje të drejtë gjithë botës mbi të drejtën e luftës sonë për çlirim, liri dhe shtet”. “Shteti i Kosovës sot është shteti më i legjitimuar në drejtësinë ndërkombëtare, në historinë e re të krijimit të shteteve në botë”, vlerësoi ai.

Kreu i qeverisë tha se tani Kosova po hyn në kapitullin e integrimit në NATO e në BE me "autoritetin tonë sovran kushtetues dhe ligjor” dhe ftoj vendet që ende se kanë njohur Kosovën ta përshpejtojnë këtë vendim.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›