E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meresevini ne bunkerin Assange

Sikurse vete jeta e mistershme e Julian Assange bosit te WikiLeaks po aq i mistershem mbetej edhe bunkeri ku ai ka te fshehura 251000 kabllogramet amerikane.
Mediat britanike kane bllokuar sigurimin e fotove ne brendesi te bunkerit nga ku ka nisur shperndarja e dokumentave sekrete te cilat kane shkaktuar nje tronditje boterore.

I ngjashem me skenat e filmit Agjenti 007 bunkeri quhet Pionen data Centre i ndertuar 100 mentra nen tone.
Gjate luftes se ftohte bunkeri nuklear eshte perdorur per qellime ushtarake ndersa sot ne menyre po aq paradoksale po perdoret nga Julian Assange si qendra e nje lufte tejet te vecante ne llojin e saj.
Vendodhja e tij ndodhet ne parkun Vita Berg ne afersi te kryeqytetit suedez Stokholm.Bunkeri qe mban sekretet amerikane tashme te poseduara nga Assange dhe organizata Wikileaks eshte rihapur ne vitin 2008.Ndertimi ketij bunkeri mban firmen e arkitektit suedez Albert France-Lanord i cili e mori inspirimin per ta projektuar ate nga skenat e filmit Agjenti 007.

Eshte ende e paqarte se si Assange mundi te marre ne perdorim sherbimet qe ofron Pionen data Centre ku ai ka ruajtur materialet e perfituara nga nje burim ku nuk pranoi ta beje publik por qe besohet te jete ushtari amerikan Brandley Manning.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›