Mërgata nuk përkrahet me parulla

Gjatë pushimeve verore të këtij viti më tepër se çdoherë tjetër është bërë zhurmë mediale sa i përket pritjes së mërgatës shqiptare. Duket paksa paradoksale, madje edhe politike, parulla « Mirë se vini bashkatdhetarë në atdheun tuaj ! » që deri në monotoni reklamohej nëpërmjet mjeteve të informimit publik. Krejt këtë zhurmë e bënte Zyra për çështje jorezidente në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, më tepër për ta « arsyetuar » mospunën dhe mosefikasitetin e saj që nga çlirimi i Kosovës. Kjo zyrë formale edhe gjatë këtij viti nuk e ka kaluar pragun e disa organizimeve rutinore që në fakt kanë qenë krejt formale dhe pa asnjë ndikim konkret në përkrahjen e mërgatës shqiptare si një fuqi tepër e rëndësishme ekonomike, politike, intelektuale, organizative dhe kulturore.
Tashmë kompetentët e shtetit të Kosovës duhet të vetëdijesohen se mërgata shqiptare është pjesë e pandarë e shoqërisë dhe vendit të saj. Bashkatdhetarët tanë nuk kanë bërë asgjë të jashtëzakonshme, përveçse kanë kryer obligimin e vet ndaj Kosovës, ashtu sikurse ka kryer çdo shqiptar tjetër në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare. Prandaj deshi apo nuk deshi dikush t’u « dëshirojë mirëseardhje në shtëpinë e tyre » pak ka rëndësi, sepse ata vijnë në vendin e vet. Deshi apo nuk deshi dikush të gatuajë ndonjë fli apo bukë pogaçe , ka pak ose aspak rëndësi, sepse ata nuk janë të asimiluar sa të mos dinë të gatuajnë specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Deshi apo nuk deshi dikush të organizojë ndonjë koncert, po ashtu nuk ka shumë rëndësi, sepse bashkatdhetarët me xhelozi i ruajnë dhe kultivojnë këngët, vallet dhe veshjet kombëtare kudo që janë. Kompetentët që marrin rroga në emër të mërgatës nuk mund ta arsyetojnë mospunën e tyre me gjëra që tashmë janë të tejkaluara dhe tepër qesharake. Aso mbrëmje mund të organizohen dhe natyrisht kanë efekte pozitive më tepër për shkak kontakteve të të rinjve, por në asnjë mënyrë pa bërë dallime në mes qytetarëve të një vendi se nga janë dhe nga vijnë.
Tek dëgjon reklamat në televizor, fitohet përshtypja se mërgata shqiptare qenka krejtësisht e humbur, si një popull që paska zbritur nga një planet tjetër e që paska bërë mrekulli për Kosovën. Konceptet e stërvjetruara për ta « pritur » mërgatën shqiptare me parulla, folklor dhe flija, më tepër i ngjajnë një fasade politike sesa vërtet dëshirës për të bërë diçka konkrete për këta njerëz dhe për Kosovën në veçanti.
Që të jemi korrektë, duhet të themi se e vetmja punë konkrete dhe serioze që është bërë deri tani për mërgatën shqiptare është aprovimi i ligjit për diasporën në Parlamentin e Kosovës, por që kanë kaluar disa muaj dhe ende nuk ka asnjë hap konkret në zbatimin e tij në praktikë.
Atëherë shtrohet pyetja: Po si u dashka të përkrahet mërgata shqiptare ? Në radhë të parë duhet t’u krijohen lehtësi jashtëzakonisht të mëdha në fushën e investimeve. Në mënyrë institucionale duhet të thithen dhe të përkrahen intelektualë të mirëfilltë të fushave të ndryshme dhe të zgjidhen në krye të institucioneve ekonomike, politike, arsimore, kulturore. është i pajustifikueshëm fakti që deri tani asnjë nga intelektualët shqiptarë të mërgatës nuk është zgjedhur në bordet e shumta udhëheqëse të kompanive publike. Asnjë nga veprimtarët e mërgatës nuk është zgjedhur në asnjë nivel udhëheqës të Qeverisë, Parlamentit, Presidencës. Tepër të pakët (një ose dy)janë ata që janë propozuar për deputetë, kryetarë komunash, drejtorë të drejtorive komunale, këshilltarë profesionistë të fushave të ndryshme, e kështu me radhë. Kjo jo për hir të mërgatës, por për hir të mbjelljes së kulturës së punës në institucionet kosovare dhe të evropianizimit të proceseve politike dhe ekonomike.
Mërgatës shqiptare duhet t’i hiqet pagesa e pakuptimtë e sigurimeve në kufirin e shtetit të tyre. T’u mundësohet organizimi institucional i shkollës shqipe në mërgatë, si dhe të institucionalizohet bashkëpunimi kulturor e sportiv. Edhe pas dhjetë vjetësh çlirimi fëmijët shqiptarë në mërgatë nuk kanë planprograme shkollore, nuk paguhet asnjë arsimtar apo përgjegjës i arsimit shqip në mërgatë. Nuk kanë tekste adekuate për mësimin plotësues dhe ajo që është më e rëndësishmja të thuhet që nga paslufta nuk është treguar asnjë interesim ndaj shkollës me mësim plotësues. Për nevojat e mërgatës shqiptare deri tani nuk është mbështetur me mjete financiare asnjë projekt arsimor, kulturor apo sportiv, qofshin ato edhe simbolike. Mërgata shqiptare duhet të mbështetet edhe në fushën e informimit publik. Deri tani sidomos në mediat elektronike ka munguar informimi profesional dhe i drejtpërdrejtë. Pasojat e një informimi të tillë janë të mëdha brenda kësaj dekade, pasi mërgata shqiptare për arsye të interesave të ndryshme individuale apo klanore është paraqitur ndryshe nga ajo që është në të vërtetë.
Siç po shihet, ka shumë fusha tepër të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë, ku realisht mund të përkrahet apo të krijohen ura bashkëpunimi me mërgatën shqiptare që gjithsesi shkojnë në favor të shtetit të Kosovës në radhë të parë, e pastaj të vetë mërgimtarëve.
Kanë ikur kohët e parullave dhe të folklorit politik me të cilat fatkeqësisht ende po shërbehet dikush i shtyrë nga nevoja për ta arsyetuar mospunën e tij profesionale.