E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mërgim Brahimi pendohet, Jupi i përgjigjet negativisht

Futbollisti 20-vjeçar i Grasshopersit në kampionatin zviceran, Mërgim Brahimi, ka shfaqur shenja pendese pas refuzimit që i bëri kombëtares pak muaj më parë, për faktin se u grumbullua nga përfaqësuesja U-21 e Zvicrës. Brahimi ka kontaktuar me shefin e zyrës së talenteve Redi Jupi, për të kuptuar nëse dyert e kombëtares janë ende të hapura për të, edhe pse në muajin shkurt ka refuzuar ftesën e trajnerit Skënder Gega për ndeshjen miqësore me Maqedoninë. Përgjigja e Jupit mësohet se ka qenë negative. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›