E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Mundja të jetë në Olimpiadë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një nga zyrtarët më të lartë të globit që nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për sportin dhe veçanërisht për xhudon, prandaj shefi i Kremlinit ka dalë hapur në mbështetje të një tjetër sporti olimpik, si mundja, që prej disa muajsh është hequr nga lista olimpike. Putin duket i vendosur për të mbështetur përpjekjet e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes për ta rikthyer sërish në eventin madhor që zhvillohet çdo katër vjet. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që u zhvillua në St. Petersburg, kreu rus i shtetit theksoi se mundja është një nga sportet më bazike të Olimpiadës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›