E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mergim Mavraj eshte shume prane Sasuolos se Serise A

Xhani De Biazi e kishte thënë: Mërgim Mavraj është në bisedime të avancuara me një klub italian të Serisë A.
Nuk ishte Lacio, siç edhe pritej, del që është Sasuolo.
Skuadra e ngjitur këtë sezon në elitë kërkon lojtarë cilësorë dhe Mavraj është shumë i përshtatshëm.
Sasuolo ka gati 1.5 milionë euro për Grojter Fyrtin në Bundesligën e dytë gjermane, ndërsa pak ditë më parë Mavrajt i hoqën shiritin e kapitenit pikërisht sepse do të largohet.
Ndërkaq, Elseid Hysaj mund të quhet që tani një lojtar i Lacios.
Sipas mediave italiane, klubi lacial ka arritur marrëveshjen me Empolin për të blerë kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare për një vlerë 3 milionë euro.
Futbollisti 19-vjeçar kërkohej prej kohësh nga Lacio, por pengesë për tranferimin e tij ishin termat financiarë.
Së fundi, Jurgen Gjasula do të lerë Gjermaninë.
Ai mbylli kontratën me Duisburgun dhe kaloi në Bullgari tek Liteksi i Loveçit ku do të ketë mundësi të luajë rregullisht.
Diçka shumë e mirë për lojtarin dhe për kombëtaren shqiptare ku ai tani bën pjesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›