Paris SG kercenon Barcelonen per Lionel Mesin

Nëse Barecelona provon të blejë Tiago Silvën, atëherë ne do të marrim Mesin.
Ky është kërcënimi i Paris Sent Zhërmen në drejtim të klubit spanjoll që prej kohësh interesohet për mbrojtësin brazilian.
Këto fjalë duhet të merren seriozisht nga drejtuesit e Barcelonës, pasi kanë dalë nga një njeri që nuk i ka problem paratë.
Ai është pronari i klubit francez, sheiku Nasser Al-Khelaifi.
Ky i fundit ka bërë të ditur se si përgjigje nëse Barcelona provon sërish të kontaktojë Tiago Silvën, ai është gati të paguajë 250 milionë euro që parashikon klauzola për prishjen e kontratës së yllit botëror të futbollit, Lionel Mesi.