Merkato Reali synon dyshen Van Persi-Abidal

Ndonëse duhen edhe tre muaj që tregu i futbollistëve të rihapet përsëri, emra të mëdhenj kanë filluar të qarkullojnë ndërkohë midis interesave të klubeve.
Disa muaj pasi fitoi betejën më të rëndësishme të jetës, atë përballë një tumori në mëlçi, Eric Abidal rikthehet të jetë në qendër të vëmendjes. Njeriu që ngriti i pari kupën e Champions League të fituar në 2011-n pretendohet prej Milanit, Paris SG, Manchester City dhe së fundmi, të paktën sipas të përditshmes spanjolle “AS”, edhe prej Realit të Madridit.
Dy futbollistë të skuadrës së të rinjve të Barcelonës, Montoya dhe Soriano, janë vendosur gjithashtu në vëmendje në merkato. i pari, mbrojtës krahu, hyn në planet e Romës, ndërsa i dyti, sulmues, synohet prej Totenhamit.
Aksi Spanjë-Angli pritet të jetë shumë i rrahur në merkato. Atletiko e Madridit kërkon të rinovojë borxhin me portierit Kurtua, pronë e Çelsit, por që ka zëvendësuar shkëlqyeshëm De Gean e nisur tek Junaitedi.
Megjithatë, lajmi më i bujshëm është që Reali është vendosur në ndjekje të yllit të fundit të mbetur në radhët e Arsenalit, holandezit Van Persi. Sipas asaj që shkruante “The Sun”, aq e vërtetë është kjo mundësi, sa që Vengeri ka nisur të mendojë për zëvendësuesin, i cili pritet të jetë ylli i Ajaksit, El Hamdaoui.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Liga e Kampioneve, "të mëdhatë" nuk zhgënjejnë
Fitojnë të gjitha të mëdhatë edhe në ditën e dytë të ndeshjeve të grupeve të Ligës së Kampioneve. Milani ka mundur Bate Borisovin në San Siro me rezultatin 2-0. Kupa e Shqipërisë, luhen ndeshjet e para në grupe
U luajtën sot ndeshjet e para në grupe për Kupën e Shqipërisë, ndërsa rezultatet prodhuan pak surpriza, me pothuajse të gjithë të mëdhatë që arritën të fitojnë. Champions, kompletohet sot java e tretë
Tetë ndeshje do të mbyllin fazën e tretë në grupet e Ligës së Kampioneve, ndërsa në fushë do të rikthehen skuadra të mëdha si Milani, Barcelona apo Chelsea. Shqipëria U-17 hyn në histori
Pasi ka përshëndetur në shqip ata pak tifozë në aeroportin “Nënë Tereza”, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ai që udhëhoqi kombëtaren tonë të U-17 drejt historisë shprehet optimist për të ardhmen e lojtarëve të rinj kuqezi. Beckham: Lojërat olimpike janë objektivi im
David Beckham dëshiron të marrë pjesë në olimpiadën “Londër 2012”.
Lajmet kryesore
Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
6 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur
Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit