Merkato e NBA: Gasol transferohet tek Lakers

Klara Asqeriu – Top News
Skuadra e Los Anxheles Lejkërs është përforcuar me një tjetër element cilësor në përpjekje për të fituar titullin kampion. Në radhët e skuadrës së ‘Qytetit të Engjëjve' do të jetë për ndeshjet e ardhshme edhe gjiganti spanjoll Po Gasol, që lë kështu Memfis për t'iu bashkuar lojës magjike të Kobi Brajant. Në fund të gjithë tratativave ka buzëqeshur menaxheri i Los Anxheles Lejkërsave, që ka përfunduar një goditje befasuese në dëm të Grizlis, duke blerë sportistin iberik me një shumë të vogël. Në këmbim të firmës me Po gasol, skuadra kaliforniane ka dërguar në Memfis zhgënjyesin Kuam Braun, Kritenton dhe Aron Mek Ki. Dhe tashmë trajneri Fil Xhekson, përkrah fenomenit Kobi Brajant mund të hedhë në fushë edhe një linjë offensive që imponon respect. si Odom, Binum dhe Gasol. Ndërkohë Memfis nuk ka dalë shumë mirë nga marrëveshja që lë të pakënaqur tifozët e Grizlis, të cilët u goditën edhe nga largimi i Suift të Nju Xhersi Nets. Burimi:-![]()
Skuadra e Los Anxheles Lejkërs është përforcuar me një tjetër element cilësor në përpjekje për të fituar titullin kampion. Në radhët e skuadrës së ‘Qytetit të Engjëjve' do të jetë për ndeshjet e ardhshme edhe gjiganti spanjoll Po Gasol, që lë kështu Memfis për t'iu bashkuar lojës magjike të Kobi Brajant. Në fund të gjithë tratativave ka buzëqeshur menaxheri i Los Anxheles Lejkërsave, që ka përfunduar një goditje befasuese në dëm të Grizlis, duke blerë sportistin iberik me një shumë të vogël. Në këmbim të firmës me Po gasol, skuadra kaliforniane ka dërguar në Memfis zhgënjyesin Kuam Braun, Kritenton dhe Aron Mek Ki. Dhe tashmë trajneri Fil Xhekson, përkrah fenomenit Kobi Brajant mund të hedhë në fushë edhe një linjë offensive që imponon respect. si Odom, Binum dhe Gasol. Ndërkohë Memfis nuk ka dalë shumë mirë nga marrëveshja që lë të pakënaqur tifozët e Grizlis, të cilët u goditën edhe nga largimi i Suift të Nju Xhersi Nets. Burimi:-