Roma prane shitjes: Verdhekuqte, borxh 343 Mln Euro

Aurel Borici – Top News
Skuadra nënkampione e italisë, Roma është shumë pranë shitjes së pjesës më të madhe të aksioneve të saj në bursë. Verdhekuqtë janë goditur nga një mësymje e shumë bankave, të cilat nuk janë likujduar nga shoqëria, duke vënë në alarm familjen Sensi që zotëron përqindjen më të madhe në klub. Një shumë borxhesh prej 343 milionë eurosh, e akumuluar nga familja e presidentit të Romës, Franko Sensi, ka bërë që shumë nga bankat e përfshira në marrëdhëniet me klubin kryeqytetas të kërkojnë paratë. Dhe për pronarët e verdhekuqve nuk mbeten alternative, pasi për këtë duhet një zgjidhje e shpejtë që kërkon financat e nevojshme. Kompania ‘Italpetroli', e cila është sponsorja kryesore e Romës, do ti nënshtrohet verifikimeve në një kohë që shoqëria vlen rreth 150 milionë euro përfshirë borxhet. Kjo shitje do ti vinte fre humbjeve ndërsa ofertat nuk mungojnë. Për klubin e ‘Olimpiko' është gati një propozim nga pronarë amerikanë për të blerë të gjitha aksionet e klubit. Burimi:-![]()
Skuadra nënkampione e italisë, Roma është shumë pranë shitjes së pjesës më të madhe të aksioneve të saj në bursë. Verdhekuqtë janë goditur nga një mësymje e shumë bankave, të cilat nuk janë likujduar nga shoqëria, duke vënë në alarm familjen Sensi që zotëron përqindjen më të madhe në klub. Një shumë borxhesh prej 343 milionë eurosh, e akumuluar nga familja e presidentit të Romës, Franko Sensi, ka bërë që shumë nga bankat e përfshira në marrëdhëniet me klubin kryeqytetas të kërkojnë paratë. Dhe për pronarët e verdhekuqve nuk mbeten alternative, pasi për këtë duhet një zgjidhje e shpejtë që kërkon financat e nevojshme. Kompania ‘Italpetroli', e cila është sponsorja kryesore e Romës, do ti nënshtrohet verifikimeve në një kohë që shoqëria vlen rreth 150 milionë euro përfshirë borxhet. Kjo shitje do ti vinte fre humbjeve ndërsa ofertat nuk mungojnë. Për klubin e ‘Olimpiko' është gati një propozim nga pronarë amerikanë për të blerë të gjitha aksionet e klubit. Burimi:-