E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani e pret në Tiranë, Malindi gol në Bullgari

Shënon golin e vetëm për "ekipin" e tij të ri, Slavia e Sofjes dhe këtë e bën brenda tri minutash lojë. Madje, po mos të kishte përfunduar loja brenda 90 minutave të kohës së rregullt, goli i Enco Malindit do prodhonte edhe fitoren e Sllavias në miqësoren me Sportist Svoge, takim që përfundoi 1-1 pas golit të Todor Simov në minutën e 93-të. Mediat bullgare kanë evidentuar cilësitë e sulmuesit shqiptar, packa se në fanellë Malindi mban numrin 4.
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani e pret pa durim në Shqipëri, madje ka paraljmëruar edhe masa disiplinore dhe financiare për talentin e ri, por Enco Malindi gjen kohë të shënojë në një tjetër ndeshje testuese të Sllavia Sofjes, duke u shndërruar në idhullin e ri të ultrasve të skuadrës bullgare.
Sulmuesi i Partizanit i menaxhuar nga Rudi Vata vazhdon të befasojë drejtuesit e Sllavias, të cilët e kanë rritur ndjeshëm vlerën për të blerë kartonin e futbollistët dhe shifra e re dalngadal po shkon drejt gjashtënumrave.
Enco Malindi gjate ndeshjes Slavia-Sportist

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›