Merkato europiane paqartesi per Fabregas e Nasri

Arsenali përgatitet për sezonin e ri të Premier Ligës angleze me shumë paqartësi për të ardhmen e dy prej lojtarëve më të rëndësishëm si Cesc Fabregas dhe Samir Nasri. Megjithë përpjekjet e trajnerit Arsen Venger për të mbajtur në skuadër yjet e tij, lojtarët vazhdojnë të tundohen nga ofertat e skuadrave të tjera që kërkojnë shërbimin e tyre.
Kapiteni Fabregas kërkohet me ngulm nga Barcelona, ndërsa transferimi në kampionatin spanjoll duket se është dhe dëshira e vetë futbollistit. Mesfushori 24- vjeçar ka nisur karrierën e tij pikërisht në klubin kampion të Europës, që është gati të paguajë 40 milionë euro për të rikthyer sërisht lojtarin në skuadrën e origjinës.
Venger deri tani ka hedhur poshtë të gjitha ofertat, por kjo nuk do të zgjasë shumë, ndërsa mediat iberike janë të bindura se transferimi i Fabregas te Barcelona është vetëm çështje ditësh. Trajneri i Arsenalit përballet me të njëjtën situatë sa i përket edhe mesfushorit tjetër Samir Nasri. Francezi duket se nuk është i kënaqur me pozicionin e tij te skuadra londineze dhe e ardhmja e tij pritet të jetë te Manchester United.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Alex Ferguson interesohet perj muajsh për Nasri, i cili sipas mediave angleze i ka kërkuar klubit ta shesë te rivalët e përjetshëm të Premier Ligës.
Nertan Prifti