E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE per Shqiperine Jeni ne kohe per rekomandimet

Në prag të takimit Këshillit të Stabilizim Asocimit, Shqipëri- Bashkimi Europian, pala shqiptare do të duhet të bindë Brukselin për realizimin e reformave që lidhen me procesin integrues. Zyrtarja polake Beata Peksa, vendi i së cilës ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian, thotë së ajo që do të shikohet në takim është pikërisht realizimi ose jo i reformave.

“Në këtë takim në do të shohim nëse janë implementuar reformat e kërkuara në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Shpresoj që diskutimet për këto reforma të jenë të sinqerta sepse ato do të reflektohen edhe në progress-raportin që do të dalë në vjeshtë. Ende ka disa punë pa u bërë, por ne presim që ato të realizohen para vjeshtës. Dëgjojmë lajme të mire për procesin integrues, por ndoshta jo të mira për procesin elektoral. Ne shpresojmë shumë që Shqipëria të ecë përpara. Presidenca polake e Bashkimit Europian ka shpallur prioritet të saj, hapjen e Europës dhe shpresojmë të ecet para me procesin e zgjerimit”- tha Peksa.

Të martën në Bruksel delegacioni shqiptar do të raportojë së pari për kriterin politik që ka të bëjë me dialogun mes palëve dhe funksionimin e institucioneve, por natyrisht në axhendë janë edhe zgjedhjet e 8 majit. Ky takim është i fundit, para përgatitjes së progres raportit të Komisionit Europian që publikohet në tetor, ku do të jepet vlerësimi për Shqipërinë e cila ka aplikuar për statusin e vendit kandidat që në prill të 2009.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›