E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballe Paraguajit. Brazili beson tek titulli kampion

Brazili vazhdon të besojë te titulli kampion në Kupën e Amerikës, ndërsa pesë herë kampionët e botës kanë zhvilluar seancën e fundit përgatitore në prag të ndeshjes cerekfinale kundër Paraguait. Skuadra e drejtuar nga Mano Menesez është një nga favorite për të fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit të Amerikës së Jugut, bashkë me organizatorët e Argjentinës, ndërkohë që futbollistët brazilianë vazhdojnë të shprehen optimistë se do të arrijnë të fitojnë trofeun për të tretën herë radhazi.

“Bëmë një nisje të ngadaltë, por në ndeshjen e fundit treguam forcën tonë. E mbyllëm grupin në vendin e parë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne. Do të luajmë kundër Paraguait, ndërsa tani fillon dhe pjesa më e vështirë. Gjithsesi, jemi këtu për të fituar dhe nuk kemi frikë asnjë kundërshtar”, ka thënë mbrojtësi i Interit Maikon.

Të njëjtin entuziazëm shpreh edhe sulmuesi Alexandre Pato. Futbollisti i Milanit ishte autor i dy golave në ndeshjen e fundit, ndërsa kërkon të vazhdojë në të njëjtin ritëm për të ndihmuar skuadrën e tij në objektivin madhor të këtij kompeticioni.

“Jam i kënaqur me formën time, por edhe me atë që po tregon skuadra. Jemi rritur në cdo ndeshje dhe tani besojmë më shumë te titulli kampion”, ka bërë të ditur Pato.

Trajneri i përfaqësueses braziliane Mano Menezes do të bëjë në çerekfinale pa mbrojtësin Tiago Silva, i cili ka një dëmtim të vogël në kofshë, ndërsa do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›