E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato/Napoli merr Vargasin

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentis ka konfirmuar se klubi italian ka kompletuar nenshkrimin me Eduardo Vargasin. Vargas vjen te Napoli nga klubi Universidad de Chile per nje shume rreth 10 milione euro dhe do te jete ne gjendje te luaje edhe ne Ligen e Kampioneve. Disa ore me pare ne depozituam kontraten e tij ne Lega andaj Vargas tani eshte i gatshem te na bashkohet neve dhe do te filloje te stervitet me Valter Maxarrin gjate fundjaves - ka konfirmua De Laurentis. Bosi napolitan ka deklaruar se vargas mund te debutoje ne Kupen e Italise perballe Cezenes. Ndoshta kiliani mund te luaje ne ndeshjen e Kupes se Italise kunder Cezena me 12 janar. Ne duam ti ndihmojme atij te zhvillohet ne ritmin e tij dhe u them fansave ta mbeshtesin gjithe kohes ashtu qe ai te mund te futet ne mekanizem. Ne duhet ta mbeshtesim ate si prinder te mire - tha nder te tjera numri 1 i Napolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›