Milano nis me fitore 2012-tën

Milano ka nisur vitin e ri 2012 në mënyrën më të mirë. Në parapërgatitjet që po i zhvillon në Dubai, Milano ka arritur të fitojë ndeshjen miqësore me skuadrën franceze PSG.
Madje golin e fitores dhe të vetmin në këtë takim e shënoj idhulli i skuadrës mysafire, braziliani Alexander Pato. Shënohej minuta e 4 kur Ibra filloi një super-aksion , duke bërë “hallakamë” në mbrojtjen e mysafirëve për të asistuar në fund tek Pato i cili shënon gol të bukur me thembër.
Megjithatë ky gol i Patos mund ti ketë shtyer drejtuesit e skuadrës së PSG-së që të rritin ofertën për bazilianin, i cili i mposhti.