Walcott: Jemi më të bashkur pa Cesc

Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, mendon se Topçinjtë janë më të bashkuar si ekip pa mesfushorët Cesc Fabregas dhe Samir Nasri.
“Unë nuk po them se Cesc dhe Nasri ishin lojtarë individualisht, ata ishin lojtarë të mëdhenj për ekipin, por kur humbisni dy lojtarë të tillë të gjithë bëhen bashkë”.
“Menaxheri ka sjellë transfere të mira dhe ne jemi më shumë ekip tani, ne po punojmë më shumë kur nuk kemi topin. Ne kemi më shumë ndeshje pa pranuar gol, dhe Vermaelen në mbrojtje garanton siguri”, u shpreh Walcott.