E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reus ne vere i bashkohet Dortmundit

Kane filluar edhe levizjet e pare te merkatos per kampionet ne fuqi te Bundesliges. Borusia e Dortmundit ka arritur qe te perfitoje sherbimet e sulmuesit te Mynshegladbahut Marko Reus por lojtari do tu bashkohet kampioneve vetem ne vere. Dy ekipet kane arritur nje akord me vlere 18 milione euro per transferimin e lojtarit. I beme nje oferte lojtarit qe te vazhdonte karrieren e tij me ne por ai ka vendosur qe te ndryshoje ekip - theksoi Maks Eberl drejtori sportiv i klubit gjerman. Kontrata e Reusit perfundon teorikisht ne vitin 2015 por mund te transferohet ne nje klub tjeter nese vjen nje oferte prej 18 milione eurosh. Vete lojtari ka sqaruar ne faqen e tij te internetit se ka vendosur te luaje per Borusia Dortmundin ekipin kampion ne fuqi te Bundesliges. Marko Reus i cili ka dale nga ekipet zinxhir te Borusia Dortmund do te nenshkruaje nje kontrate 5-vjecare me verdhezinjte. Per Reus kjo do te jete jo vetem rikthim ne shtepi por edhe nje levizje e kadhe per sa i takon karrieres se tij. Reus eshte nje nga talentet e shumte gjermane qe premton per te ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›