E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkatoja futbollistike

Mançester Junajtid vazhdon të jetë aktiv në merkato.  Pas Fabregas, klubi anglez kërkon edhe mesfushorin gjerman të Realit të Madridit, Mesut Ozil. Lajmi bëhet I ditur nga mediat britanike. Sipas tyre Mançester Junajtid ka kohë që interesohet për futbollistin me origjinë turke, madje është gati të paguajë 40 milionë euro për transferimin e tij. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare, ndërkohë që lojtari nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit të Realit të Madridit.
Totenhem ofron 15 milionë euro për Osvaldon, transferimi brenda javës së ardhshme Pablo Osvaldo është shumë pranë tranferimit te Totenhem. Sulmuesi i kombëtares italiane ka prishur prej kohësh raportet me skuadrën e Romës dhe për këtë arsye ka zgjedhur kampionatin anglez për të vazhduar karrierën e tij. Osvaldo cilësohet si një nga sulmuesit më të fortë të kampionatit italian, ndërsa për intersohen shumë skuadra të Europës. Gjithsesi, vetëm Totenhem ka bërë përpara me një ofertë zyrtare. Klubi anglez është gati të paguajë 15 milionë euro, ndërsa transferimi mund të mbyllet brenda javës së ardhshme. Mediat italiane: Bisedimet kane avancuar, Etrit Berisha është shumë pranë transferimit te Lacio Etrit Berisha dhe Lacio janë gjithmonë e më pranë. Portieri i kombëtares shqiptare konfirmoi pak ditë më parë bisedimet me klubin italian, ndërsa tani janë mediat lokale ato që flasin se tratativat kanë avancuar. Etrit Berisha do të largohet nga kampionati suedez ku luan me Kalmar dhe Seria A është destinacioni i ardhshëm. Më parë ishte skuadra e Kievos që zyrtarizoi portierin shqiptar, por ky i fundit mohoi çdo marrëveshje me këtë klub.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›