E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pianisti i famshem shqiptar Rudi Lengo

Vera  e nxehte  për pianistin  shqiptar që ndihet pak  në vendin e tij Rudi Lengo, por  qe në botë emri i tij lakohet si pianisti më i mirë  ka qenë e ngjeshur me aktivitete të shumta. Vjen   nga festivali i Ohrit plot mbresa… dhe me tre çmime  nga Holanda
Për ne luan pjese të Shopenit dhe Listit që i ka fort për zemër. Gjithçka e luan pa partiturë dhe me nje shkathtësi rreshket duart mbi tastier… ku lëshon tinguj mahnitës…
Është larguar  nga Shqipëria në moshën 12 vjeçare, heshtjen e theu vjet me një koncert ku shpalosi gjenialitetin e tij … me një repertor te pasur.

Shijet muzikore variojne nga baroke deri te modernet , por krahas Listit, Shopenit dhe Rahmaninov preferon edhe kompozitoret shqiptar , për te cilët thotë se edhe pse nuk i  njeh mire tingujt e tyre i vijne natyrshëm…

Jeta e një pianisti me famë botërore  nuk është e lehtë , pasi më së shumti është në udhëtim , por partneren e ka zgjedhur nga kjo fushë, çka merr mirëkuptim dhe tolerance.

Ekspertë dhe të kritikë të muzikës klasike, në botë  Rudin Lengon  e vlerësojnë  për  vetitë e thellësisë imagjinative dhe komunikative që vendos raport shumë të përafërt ndërmjet veprave që luan dhe publikut.
Rrugëtimi i radhës është Polonia për pianistin e famshëm i cili jeton prej vitesh në Kanada , por ka një projekt dhe për Shqipërinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›