Usain Bolt kualfikohet me lehtesi

Usain Bolt është kualfikuar me lehtësi në finalen 200 metrave në Botërorin 2013 të Atletikës që po zhvillohet në Moskë.
Asnjë problem për atletin xhamajkan.
Bolt e ktheu në një shëtitje paraqitjen e tij në garën kualfikuese, duke shfaqur qartë epërsinë e tij ndaj të gjithë rivalëve.
Xhamajkani është favorit absolute në fitimin e medaljes së artë në këtë garë, ndërsa vetëm pesë ditë më parë triumfoi në garën e 100 metrave.