E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkatoja, nis per Krajen dhe Hotin

Ervis Kraja dhe Admir Hoti jane dy lojtare shkodrane, qe aktivizohen me ekipe te tjera te kampionatit tone, perkatesisht i pari me Skenderbeun dhe i dyti luan ne radhet e Apolonise. Por te dy keta futbolliste kane shfaqur deshiren qe te largohen, ndaj pritet te bashkohen me ekipe te tjera, gjate merkatos se janarit. Kraja nuk ka shfaqur deshire per te vijuar me Skenderbeun. Per te ka shfaqur interes Besa, por nuk perjashton nderhyrja e Vllaznise, qe ka shprehur nevojen e perforcimeve. Ekipi kavajas ka shfaqur interes per ta pasur si perforcim te muajin janar. Nderkaq, edhe Hoti qe eshte aktualisht pjese e Apolonise eshte vene ne shenjestren e Beses se Kavajes. Por Per Hotin ka edhe interes nga ekipe te tjera. Nuk ka filluar ende merkatoja per ekipet e kryeqytetit. Partizani, qe edhe pse ndodhet ne nje kategori me poshte, shihet si nje destinacion i mundshem per shume lojtare. Te kuqte kryeqytetas synojne rikthimin ne Superiore, nderkohe qe Tirana gjithashtu do te kerkoje disa perforcime, por ende nuk behet fjale per emra konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›