E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luka Toni: Jam lojtar i Romes, zyrtare ne janar

Sulmuesi i Bajernit te Mynihut, Luka Toni ka komunikuar me miqte me te afert dhe sipas gazetes italian "La Gazzeta della Sporti", ai do te bashkohet ne muajin janar me ekipin e Romes. 32-vjecari do te rikthehet ne Itali pasi ne radhet e bavarezeve nuk ka gjetur hapesiren e duhur, gjate drejtimit te holandezit Luis van Gal. Keshtu klubi i Bajernit vendosi qe te lere te lire lojtarin ne fjale. Raportet e fundit flasin se ish-lojtari i Fiorentines dhe i Palermos mund te ndryshoje destinacion, per shkak se kerkohet edhe nga disa klube te Premier Liges. "Une nuk mund te pres..." - theksoi ai. "Nuk eshte ende e perfunduar marreveshja me ekipin e Romes. Por une thjesht dua qe t'i bashkohem ekipit te Romes dhe madje, deshiroj qe te mbyll karrieren me klubin e Romes", - perfundon Luka Toni. Sulmuesi synon qe te jape maksimumin ne pjesen e dyte te gares dhe e sheh Romen, si nje mundesi te mire, per te prekur finalet e Kupes se Botes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›