E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembi konfirmon Besen, Bixhdili fton Haxhibulicin

Mesfushori i Skenderbeut pranoi se do te kaloje ne radhet e Beses, per pjesen e dyte te ketij sezoni. Shkembi, nje nga lojtaret kryesore te formacionit korcar pritet te "divorcohet", pasi ka marre nje oferte ne te mire nga kavajasit. Besa kerkon qe te perforcohet ne kete menyre, me qellim qe rivalizoje me Dinamon. Shkembi konsiderohet nje nder lojtaret me te mire te kampionatin shqiptar, ndaj edhe largimi i tij pritet te dobesoje Skenderbeun qe kerkon mbijetesen ne fund te sezonit. Gjithsesi, kur kane mbetur edhe pak dita nga hapja zyrtare e merkatos, Besa eshte ftuar e para ne merkato. Nderkaq, presidenti Nexhat Bizhdili synon qe te kete edhe Haxhibulicin ne ekip. Gjate merkatos se janarit, sulmuesi i Apolonise se Fierit pritet qe te jete pjese e skuadres kavajase, nese do te zgjidhe kontraten me klubin fierak dhe, per te pranuar oferten e fundit te kavajasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›