Murinjo pretendon vendin e Fergusonit, pas largimit nga Interi
Trajneri i Interit, Hoze Murinjo deklaroi se nuk ka pranuar qe te marre drejtimin e Mancester Sitit, sepse deshiron qe pasi te largohet te ekipi i Interit, te marre ne dore drejtimin e Mancester Junajtid. Ish-trajneri i ekipit te Portos, pati nje sukses te padiskutueshem gjate drejtimit te Celsit, ne krye te te cilit fitoi disa trofe. "Special One" ka deklaruar kohet e fundit se deshiron qe te perfundoje kontraten qe e mban lidhur me zikalterit deri ne vitin 2012 ne "San Siro" dhe me tej, do te jete ne pritje per te marre drejtimin e Mancester Junajtid, per te zene keshtu vendin e skocezit Aleks Ferguson. Trajneri portugez nuk ka mbajtur asnje sekret apo deshire per t'u rikthyer ne Premier Lige ne te ardhmen, duke thene se futbolli anglez dhe Premier Liga i ka munguar gjate koheve te fundit. Kesisoj, para marrjes se detyres Roberto Mancini, ka pasur nje rival te denje ne stolin e Mancester Sitit. Portugezi qe zuri vendin e tij, ne krye te Interit ka pasur nje oferte para se drejtuesit angleze te bindnin italian qe te ulej ne stolin e tij.